Transferimi në kategorinë e pestë, flet futbollisti i Kombëtares U-21: Dua ta shijoj futbollin që luaj

Armando Dobra është prezantuar ditën e djeshme si lojtari më i ri i Çesterfildit, pas prishjes së kontratës me Ipsuiçin. Fantazisti i Shpresave do të luajë sezonin e ri në “National League” dhe ka firmosur për dy vite me klubin e ri.

dobra

Pas zyrtarizimit dhe fotove me klubin, ai ka dhënë edhe një prononcim për këtë aventurë. “Jam i emocionuar që po nënshkruaj për këtë klub kaq të madh dhe mezi pres të filloj. Dua ta shijoj futbollin që luaj. E ndiej se do të kemi një sezon të mirë”, u shpreh fillimisht Dobra.

Në sezonin e kaluar te Ipsuiç ai drejtohet nga trajneri Paul Kok, i cili tashmë do të jetë trajner i Çesterfildit dhe, si duket, ka marrë me vete edhe 21- vjeçarin. Për këtë ka folur edhe vetë Armando: “Ai ka pasur një rol të madh për ardhjen time këtu, dhe gjithashtu më ka ndihmuar shumë edhe në të kaluarën. Personalisht mendoj se ai është një menaxher i mrekullueshëm. Ashtu siç Geri Roberts më ka ndihmuar kur kam qenë tek Ipsuiçi. Të dy kanë ndihmuar në rritjen time”, u shpreh fantazisti Armando Dobra.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×