Doli nga akademia e Milanit, prezantohet blerja e re e zikaltërve: “Giuseppe Meazza” dhe Interi, një ëndërr!

Veç ditës së parë të grumbullimit, dje ka qenë edhe dita e prezantimit të Raul Belanovës.

RAUL BELANOVA

Mbrojtësi i djathtë i mbërritur nga Kaljari, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë fillimisht 900 mijë euro, për t’u rritur në vitet në vijim.

Me zyrtarizimin, janë zbuluar edhe shifrat përfundimtare të huazimit me detyrim blerjeje, për të cilin Interi do të paguajë 4 milionë euro tani dhe 6 milionë euro në qershorin e ardhshëm.

Në fjalët e para për kanalin e klubit, italiani që do të mbajë fanellën me numrin 12, ka shprehur të gjitha emocionet e tij për këtë aventurë të re.

“Është e vështirë ta përshkruaj çfarë ndiej, sepse po realizoj një ëndërr që e kam pasur që kur kam qenë fëmijë: të luaj me skuadrën time të zemrës. Shpresoj të shpërblej besimin që klubi ka treguar për mua.

Për mua ‘San Siro’ është po ashtu një ëndërr dhe ka qenë e tillë edhe kur kam luajtur si kundërshtar vitin e shkuar. Tani mezi pres të luaj aty me fanellën zikaltër.

Kam folur me trajnerin dhe jam i paduruar për t’u vendosur nën urdhrat e tij”, u shpreh 22-vjeçari.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×