
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Bilaj të Krujës, ku një autoveturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas burimeve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të plagosurit janë identifikuar si K. H., 22 vjeç, dhe S. Xh., 20 vjeçe.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
and then