Kros, për rinovimin me Realin e Madridit: Nuk stresohem, këtu do të jem deri…

Lajmi i dhënë nga mediat spanjolle pak kohë më parë se Toni Kros ka refuzuar të rinovojë me Realin pa diskutim që bëri jo pak zhurmë në Madrid.

kros anceloti

Në fakt më shumë se zhurmë, refuzimi i gjermanit shkaktoi habi. Toni Kros cilësohet si një nga kolonat e Realit të Madridit të Ançelotit, teksa kontrata e tij me klubin përfundon në vitin 2023.

Por mesfushori gjerman duket shumë i qetë për të ardhmen e tij, edhe pse nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë. Ai ka dhënë një intervistë për televizionin gjerman “RTL”, duke deklaruar se është shumë i qetë dhe nuk mendon ta fusë veten në stres në lidhje me kontratën me klubin e bardhë.

“Nuk kam përse të stresohem. Unë e kam dhënë qëndrimin tim disa herë. Do të marr vendimin përfundimtar kur të jem gati, kur të vijë momenti i duhur.

Pastaj unë kam edhe një vit kontratë me Realin, nuk është se po largohem sot”, ka thënë gjermani.

Nga intervista e tij dhënë në Gjermani, Kros ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë skuadër tjetër për të pas Realit të Madridit. Që do të thotë se alternativat janë dy, ose të rinovojë në vitin 2023 ose të varë këpucët në gozhdë.

“Unë jam shumë i lumtur në Madrid. Gjithçka është ideale për mua dhe për familjen time. Nuk mund të gjej më mirë se kaq”, ka shtuar Kros.

Kontratën e lënë mënjanë, Kros ka folur edhe për futbollin e luajtur.

Ai i është referuar trofeut të parë sezonal, Superkupës së Europës. Më 10 gusht Reali do të përballet me Eintrahtin e Frankurtit, fitues i Ligës së Europës në edicionin e kaluar.

Finalja do të luhet në Helsinki (Finlandë) më 10 gusht. “Do të ishte bukur ta nisnim sezonin me një trofe.

Të gjithë e dinë se kur ka një finale në mes, Reali është gjithnjë aty prezent. Objektivi është të vijojmë të fitojmë, duke qëndruar me këmbë në tokë. Do të jetë një ndeshje e veçantë sepse përballem me një klub gjerman, do të jetë kënaqësi e veçantë”, ka komentuar mesfushori i Realit të Madridit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×