“S’ka drita”/ Berisha takim me qytetarë në Përrenjas, ndërpritet energjia gjatë aktivitetit

A7b635f4 0c71 4ce2 9dda 68278676f098

Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një takim me qytetarë në Përrenjas, ndërsa ka ndodhur edhe një incident.

Gjatë këtij takimi është ndërprerë energjia elektrike.

Ndërsa pritet që takimi të rinisë në një tjetër moment. Ndërkohë në fjalën e tij më herët, kreu i PD nuk i ka kursyer kritikat ndaj krye ministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se kryeministri Rama po helmon Vlorën, duke shtuar se i zbrazi digat vetëm e vetëm që të thotë se liqenet shteruan dhe tani duhet të fillojnë punën dy gjeneratorë monstruozë të sjellë nga Bangladeshi që prodhojnë në 24 orë tonelata të tëra squfuri se punojnë me mazut.

“Po ndalem vetëm në deklarata e fundit, për të vjedhur. I zbrazi digat për të vjedhur. Digat nuk zbrazen kurrë verës. Zbrazja e tyre verës është një krim i vërtetë. I zbrazi vetëm e vetëm që të thotë se liqenet shteruan dhe tani duhet të fillojnë punën dy gjeneratorë monstruozë të sjellë nga Bangladeshi që prodhojnë në 24 orë tonelata të tëra squfuri se punojnë me mazut. Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite. Që të gjitha i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe tani për të qetësuar thoshte, Skavica do të na i zgjidhë këto. Prisja të thoshte që Skavica çlirimi i 2-të i Shqipërisë siç thoshte Enver Hoxha për Elbasanin.
Vlorën po e helmon, Dibrën po e mbyt dhe këtë zgjidhje jep, dhe këto do ti mbulojë me propagandë. Por kjo qeveri dhe ky person dhe është shumë e rëndësishme që të angazhohemi në një dialog me çdo shqiptar. Ky ka tejkaluar çdo limit, vjedhje, çdo gjë.”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×