LIGA E KONFERENCËS/ Mehmeti me një mungesë të madhe, ja formacioni i mundshëm i Partizanit sot ndaj Saburtalos

Ka nisur misioni “anti-Saburtalo” dhe Partizani është përqendruar tërësisht për të dalë fitues në betejën e parë, që do të ishte një hap i madh drejt turit të dytë të Ligës së Konferencës.

PARTIZANI 3

Ditën e djeshme rreth orës 7 të mëngjesit skuadra është nisur drejt Tbilisit, kryeqytetit gjeorgjian.

Pas rreth 4 orësh udhëtim, të kuqtë janë vendosur në “Hotel Radisson”, një nga vendet akomoduese më prestigjioze në Gjeorgji.

Ditën e djeshme skuadra ka qëndruar në Tbilisi, teksa disa orë para ndeshjes së sotme do të niset me autobus drejt qytetit të Gorit, ku do të luhet ndeshja duke nisur nga ora 18:00 me orën tonë.

Ky udhëtim relativisht i shkurtër pritet të zgjasë më pak se një orë.

Më pas vjen vizita e parë në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, ku lojtarët do të kenë misionin për t’u ambientuar sa më shpejt me fushën, e cila është me bar natyral.

GJENDJA FIZIKE – Fatmirësisht, që nga ardhja e Dritan Mehmetit në krye, Partizani ka pasur pak dëmtime.

Përveç Hoxhës, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm dhe gati për të ndihmuar në arritjen e qëllimit.

Cvetanoski, i cili ka pasur probleme fizike në fazën përgatitore, është gati dhe në javën e fundit është stërvitur normalisht me ekipin.

Skuka, që herë pas here ka ndierë shqetësim në shpatull, nuk e rrezikon ndeshjen, por do të mundohet të tregohet i kujdesshëm.

Ndërkohë, Matondo, megjithëse nuk ka kryer fazë përgatitore, duket shumë mirë fizikisht. Romero ka ende punë për të bërë dhe trajneri Mehmeti ka vendosur ta lërë në Tiranë.

ALBAN HOXHA – Kapiteni nuk është i gatshëm të zbresë në fushë për shkak të një dëmtimi muskulor, por dëshira për të ndihmuar ekipin e ka shtyrë të udhëtojë në Gjeorgji bashkë me skuadrën.

Nuk do të jetë mes kuadratit, por prania e kapitenit është shumë e rëndësishme edhe jashtë fushës dhe Hoxha do të mundohet të reflektojë qetësinë dhe eksperiencën e tij te skuadra, për të ndihmuar sa më shumë nga ana psikologjike.

FORMACIONI – Në miqësoret e zhvilluara në Slloveni, trajneri Mehmeti tregoi se i ka të qarta idetë për formacionin. Nesër pritet që Matondo ta nisë nga minuta e parë në mesfushë, teksa ka një balotazh për portën mes Rexhepit dhe Teqjes, me këtë të fundit më të avantazhuar.

PAR

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×