Esat Mala prej disa vitesh ka qenë një nga shtyllat e Partizanit.

Gjithsesi, në fund të sezonit ai përfundoi periudhën e huazimit nga Giresunspori dhe u kthye në Turqi për të nisur përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën e Ligës së Parë turke.
Gjithsesi, duket se aventura e Malës te Giresunspori ka përfunduar, pa u zhvilluar asnjëherë në mënyrë normale.
Portali i njohur në mbarë globin, “Transfermarkt”, në informacionet e tij për Malën bën me dije se ai ka dalë lojtar i lirë.
Në rast se ky lajm konfirmohet zyrtarisht nga Mala apo vetë klubi i Giresunsporit, Partizanit do t’i hapej rruga për të rikthyer “xholin”, i cili ishte titullar absolut nën drejtimin e Mehmetit.
Alternativat në sulm për të kuqtë nuk janë të shumta dhe rikthimi i Malës do t’i shtonte shumë forcë në këtë repart Partizanit.
Përveç anëve të sulmit, Mala ka treguar se mund të bëjë mirë edhe në mesfushë, madje edhe në krahët e mbrojtjes.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse 23-vjeçari është sërish në planet e drejtuesve të Partizanit.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then