Sulmuesi i Kosovës ndikon në merkaton e Milanit, Muriqi i jep “asisit” kuqezinjve për objektivin e mesfushës

Vedat Muriqi duket gjithmonë e më pranë një transferimi te skuadra e Klab Bryzh, ku kjo lëvizje e sulmuesit të Kosovës duket të ndihmojë edhe Milanin për të arritur te objektivi i mesfushës, Sharld De Ketelaere.

charles-de-ketelaere-milan

Klubi belg duket të jetë në fazat e fundit të negociatave për blerjen e Muriqit nga Lacio, transferimi i të cilit do t’i hapte “derën” për t’u larguar talentit 21-vjeçar që ndiqet prej kohësh nga Milani.

De Ketelar vlerësohet rreth 40 milionë nga ana e Bryzh që mund të ulë pretendimet pas transferimit të Muriqit për shkak të financave të klubit dhe situatës në repartin e avancuar në të cilin vendin për të mirëpritur 28-vjeçarin mund ta lirojë vetë De Ketelaere.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×