Interi pranë goditjes së radhës në merkato, ja shumë që kërkon klubi i Serisë A për yllin e mbrojtjes

Gleison Bremer është një nga emrat më të lakuar këtë merkato vere, me Interin që ka nisur bisedimet e para me brazilianin për ta afruar në Milano.

bremer

Siç bën me dije “TuttomercatoWEB”, zikaltrit kanë dërguar një ofertë prej 30 milionë eurosh plus bonuset.

Torino kërkon për brazilianin një shumë prej 40 milionë eurosh, e cila nuk është larg asaj që ka dërguar Interi.

Gjithsesi duket se 10 milionë euro nuk do ta pengojnë Interin për të arritur te Bremeri, pasi mund të përfitojë 70 milionë euro nëse Skriniar largohet drejt PSG-së.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×