Silvinjo i vari shpresat e kualifikimit, klubi injoron futbollistin e Kombëtares dhe e dërgon direkt në tribunë

Nedim Bajrami vazhdon të përballet me situatë të vështirë te Rejnxhërs. Mesfushori me tipare sulmuese nuk u përfshi në skuadrën e sotme, që u përball me Dunden dhe fitoi 4 me 2.

Nëse te Rejnxhërs është humbur besimi te Bajrami, e njëjta gjë nuk ndodh te Kombëtarja. Trajneri Silvinjo e ka të preferuarin e tij.

Bajrami u aktivizua si titullar te Shqipëria në sfidën me Poloninë. Kuqezinjtë u mposhtën 2 me 1 në transfertë, duke u eliminuar në gjysmëfinalen e “play off” për Botërorin.

Minuta për Bajramin u rezervuan edhe në miqësoren ndaj Ukrainës. Takim që u mbyll me humbje minimale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×