Deputetët e Parlamentit shqiptar vizitë në SHBA: Mirënjohje SHBA-së dhe NATO-s për mbështetjen e Shqipërisë në përballjen me sulmet kibernetike

66307b0b 0d6b 4bc4 9cb6 2e1e551d9f37

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendez dhe Senatorit Marco Rubio në Samitin e Parë të IPAC, (Aleanca ndërparlamentare për Kinën) , deputetja Blerina Gjylameti zhvilloi një vizitë në Washington DC. Pjesë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë ishin dhe deputetët Fatmir Mediu, Fatmir Xhafa, Dhurata Çupi dhe Nusret Avdulla.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Blerina Gjylameti thekson se pjesë e diskutimeve ishte siguria globale dhe të drejtat e njeriut.

“Së bashku me kolegë të kuvendit të dhe parlamentarë nga 30 vende të botës biseduam lidhur me:
Sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut. Mirënjohje për SHBA dhe NATO lidhur me mbështetjen e Shqipërisë në përballjen me sulmet terroriste kibernetike ndaj vendit tonë”, thekson Gjylameti.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×