Instalacioni 3.7 mln euro tek Kryeministria, Boçi: Shqiptarët përballë krizës, ministrja e Financave mbron çmenduritë e shefit të saj

Boci44343

Deputeti, Luçiano Boçi në një reagim në Facebook nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministres së Financave, Delinda Ibrahimaj.

Në deklaratën e saj të fundit, ministrja Ibrahimaj u pyet nga gazetarë lidhur me instilacionin që do të ndërtohet tek Kryeministria që kushton 3.7 mln euro, një shpenzim ky në një kohë kur qytetarët ndodhen përballë rritjes së çmimeve dhe krizës.

Boçi thotë se vetë ministrja nuk di si të përgjigjet dhe meket nga çmenduria e kryeministrit Rama.

Statusi:

Ministrja meket nga çmenduria e shefit të saj

Sot ministrja e Financave e qeverisë shqiptare, njëherësh qeverisë së vetme në europë që nuk akordon pagesa për qytetarët e saj në kushtet e një krize të thellë, detyrohet të mbrojë çmendurinë e kryeministrit për ndërtimin e një instalacioni në oborrin e zyrës së tij! 3.7 milionë euro për kënaqësinë estetike të kryeministrit dhe asgjë për qytetarët që po e vuajnë këtë krizë. Këto sjellje janë jo vetëm të papërgjegjshme por neveritëse!

Arena e Lajmit

Instalacioni 3.7 mln euro tek Kryeministria, Boçi: Shqiptarët përballë krizës, ministrja e Financave mbron çmenduritë e shefit të saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook