Lajm i mirë për Skënderbeun, lideri i ri i sulmit i shpall besnikëri korçarëve: Dua të rinovoj

Sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, i shpall besnikëri Skënderbeut. Edhe pse skuadra ra në Kategorinë e Parë, ai ka vendosur që të rinovojë. Kontrata e tij po shkon drejt fundit, por shkodrani ka menduar që ta zgjasë dhe të kontribuojë për rikthimin e bardhekuqve në elitë.

Mensah Pusi

Nga Korça është larguar 70% e ekipit të vjetshëm dhe kjo krijon një lloj paniku, e megjithatë presidenti po punon fort. Janë bërë disa afrime dhe të tjera po projektohen, që të jenë gati për të përballuar garën. Gati një muaj më parë, gazeta zbuloi manovrën e presidenti Ardjan Takaj për ta blinduar 24-vjeçarin. Për ta joshur, i ka ofruar peshën e ofensivës së 8 herë kampionëve të vendit.

Dëshira e palëve ka qenë prej kohësh, ndërsa pritet që Pusi në njërën anë dhe Takaj në krahun tjetër të takohen për të vendosur rinovimin e kontratës për një vit dhe për të specifikuar kushtet e saj. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga vetë shkodrani për “Panorama Sport”. Ai sqaron se kontrata i mbaron për 6 muaj, por është gati që të nënshkruajë.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë. Rënia nga Kategoria Superiore, solli me vete edhe probleme të tjera. Kemi humbur pjesë të rëndësishme të grupit gjatë kësaj merkatoje vere. Por unë kam vendosur që të jem në Korçë të paktën edhe për një sezon. Pavarësisht se kontrata ime skadon në fund të vitit dhe më mbeten më pak se gjashtë muaj aktive, do të takohem me presidentin Ardjan Takaj për të diskutuar zgjatjen e këtij bashkëpunimi.

Këtë e them me bindje, pasi për mua ka pasur interesime nga ekipe të tjera, por kam vendosur të qëndroj besnik i Skënderbeut. Do të jetë një sezon i lodhshëm dhe i ngarkuar, aspak i thjeshtë, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën për të rikthyer ekipin në elitë. Pres që në ditët në vijim të takohem me presidentin dhe të mbyllim gjithçka për sa i përket rinovimit tim”, përfundoi Pusi.

Konfirmimi për qëndrimin te Skënderbeu vjen pak ditë pasi Elvi Berisha deklaroi dëshirën për t’u larguar nga Korça dhe për të gjetur stimuj të tjerë për vijimësinë e karrierës së tij. Nga ana tjetër, shkodrani pritet të kthehet në pikën e referimit për sulmin e Skënderbeut, si një ndër lojtarët kyçë të këtij reparti.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×