
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës në Shijak.
Gjatë këtij takimi, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka vendosur modelin e Ever Hoxhës, ndërsa theksoi se demokracia në vend është ë agoni.
“Në vend se t’u japë qytetarëve fonde gratis për të vendosur panele solar në çati, vrapojnë ushtria e klientelës socialiste dhe marrin licenca partiake për ndërtimin e parqeve. Jemi të vendosur të ecim drejt rritjeve të mëdha. Investimi tek njeriu është thelbësor, dhe dyfishimi i rrogave do të jetë objektiv absolut i yni. Subvencion për çdo njësi prodhimi.
Shtrohet edhe çështja e Referendumit dhe kjo është shumë e drejtë. Me këtë mafie qeveritare, këta nuk respektojnë asnjë parim, asnjë ligj asnjë rregull. Me një lakmi të jashtëzakonshme ky vendosi pushtetin absolut. Shihni çfarë i bëri PS, i hoqi votën dhe ajo mund të marrë çdo formë nga e skllavëruar në terroriste. Ky e hoqi votën nga PS. Ata aty më duken si skllevër, si mund ta pranojë atë njeriu që nuk voton. Do ketë një ligj që do detyrojë çdo parti të ketë votën brenda saj.
Ky i hoqi dhe ka vendos modelin e Enver Hoxhës. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta larguar atë nga pushteti. Çdo demokrat ka investimet e tyre, asnjë prej tyre nuk ka Berishën investim, çdo njeri ka kontributin e tij. Rregullat që po vendosim ne sot, janë më të rëndësishme për demokracinë. Ne futëm garën dhe pluralitetin midis nesh, ne me garë do zgjedhim kryetarin e Bashkisë dhe deputetët. Ata që sulmojnë votën nuk kanë asgjë të përbashkët me lirinë referendumi do t’i japë vendit frymëmarrje. Ai Portin e Durrësit do ta grabisë. Pronari i kompanisë është një mik i Vuçiçit, një serb në Beograd, ky Emari në 2012 shkoi me projektin e Buzë Savës dhe tha do të investojë 5 mln dhe gjithsej ka invenstuar 24 mln euro. Tani na del Elmari i Beogradit për të marrë Portin. Nëse vendosin ta ndërtojnë qytetarët e Durrësit, fiton një shpërblim të mirë, por jo këtë do ta marrin sepse Edi Rama do të ndërtojë Dubain e familjes së tij dhe nuk është pyetur asnjë qytetar.”, tha ai.
Arena e Lajmit