Pol Pogba duket më i lumtur se kurrë pas rikthimit te Juventusi me francezin që është ribashkuar me ish-shokët e skuadrës, një nga të cilët është edhe Huan Kuadrado.
29-vjeçari ka ndarë për ndjekësit e tij në “Instagram” një video komike ku shfaqet në makinën e tij së bashku me anësorin kolumbian, me dyshen që nuk ndalojnë së qeshuri pas batuatve me njeri-tjetrin.
Videoja ka marrë me mijëra shikime brenda pak minutazh, me tifozët e Juventusit që janë të lumtur për impaktin nga ana morale që ka sjellë rikthimi i francezit në Torino.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…