Fotot nga paparazzi/ Lulzim Basha, i përhumbur mes librave

luli-1

Një tjetër personazh i cili i ka munguar politikës dhe u pa së fundmi në Panairin e Librit ishte dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ish-numri një i selisë blu, është fotografuar duke shëtitur vetëm në stendat e shtëpive botuese.

Basha duket se nuk i ka rezistuar librave të fundit dhe ka blerë disa prej tyre. Disi më i relaksuar nga pamja e tij zyrtare, deputeti i Partisë Demokratike është shfaqur në panair me qese në duar.

Me gjasa Basha nuk i ka rezistuar disa nga titujve më të lakuar të ditëve të fundit. Prej gati 9 vitesh, Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike. Ish-numri një i selisë blu është dorëhequr muaj më parë, vendim ky i diktuar edhe nga grupi i tij parlamentar. Tashmë Basha shkon në Parlament krejt i vetëm dhe rrallë shihet nën shoqërinë e kolegëve dhe ish-vartësve të tij. I vetëm është shfaqur edhe në Panair, duke shijuar kohën teksa shfleton libra, vetëm se këtë herë si një lexues korrekt.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×