Sulmi i ri i Bajernit, Mane-Myler (M&M), ka nisur të argëtohet. Tomas Myler u rikthye në stërvitje mëngjesin e së hënës pas 4 javësh pushime.
Gjermani, në klub që prej vitit 2000, shkeli në barin e “Säbener Straße” në orën 10:00 dhe dukej në humorin e tij të zakonshëm.
Pas shkëmbimit të batutave me trajnerin Julian Nagelsman, i bëri një përshëndetje me dorë fotografit të “Bild” dhe rreth 25 tifozëve që ndodheshin pas rrethimit.
Dhe menjëherë shënjestra e Mylerit u bë shoku i ri i skuadrës, Sadio Mane, me të cilin shkëmbeu ngacmimet e para.
Ndërsa Myler nisi përgatitjet me skuadrën një ditë më parë, sot është afati i fundit për lojtarët e kombëtares për t’iu bashkuar grupit.
Nagelsman pret të ketë nën urdhrat e tij edhe kapitenin Manuel Nojer (36), Robert Levandovskin (33), Leroi Sanenë (26), Benzhamë Pavarin (26) dhe Lukas Hernandezin (26).
Erik Maksim Çupo-Moting (32), Zven Ulraish (33), Bouna Sarr (30) dhe Nuser Mazraui (24) ishin pushim të hënën. Momente komike ofroi edhe dalja në fushë e Serzh Gnabrisë.
Sulmuesi 26-vjeçar zbriti në fushë pasi i rrëmbeu kapelën psikologut të skuadrës, Maksimilian Pelka. Ishte një moment që shkaktoi të qeshura mes skuadrës, pasi ajo ishte tepër e vogël për flokët e tij të dendura.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…