Ish-kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli, do të jetë një lojtar i Lacios.

Mediat italiane kanë bërë me dije se ai ka arritur një marrëveshje me klubin lacial, me të cilin do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Sipas mediave italiane, Alesio Romanjoli pritet që brenda 48 orëve t’u nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të firmosë me Lacion për të qenë zyrtarisht pjesë e bardhekaltërve.
Sipas mediave pranë Lacios, në adresë të mbrojtësit ka pasur mjaft oferta, duke nisur me Juventusin në Serinë A dhe një duzinë me skuadra në Premier Ligë.
Por në fund, ai ka vendosur t’i bashkohet Lacios, skuadrës së tij të zemrës.
Romanjoli ka qenë përherë një tifoz i Lacios dhe pritet të veshë fanellën me numrin 13, fanellë që për vite me radhë e ka mbajtur idhulli i tij te Lacio, Alesandro Nesta.
Romanjoli pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Sarri brenda kësaj jave, mundësisht që të enjten pasi të ketë kaluar me sukses vizitat mjekësore.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then