“Terrorizimi i popullit, i vetmi shërbim i Ramës”, deputeti i PD për rritjen e çmimit të energjisë: Orkestra rilindase vazhdon me këshilla për t’u larë 1 herë në javë

Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka treguar se si gjatë pandemisë së COVID-19, sipas tij Kryeministri “Rama mbushi mediat me pamjet e gënjeshtra nga Spanja ku gjoja dukej policia e atij vendi duke goditur popullsinë me shkopinj, por Ambasada spanjolle menjëhere e përgënjeshtroi këtë lajm të Ramës.

Gjithashtu. Shehu tha se në të njëjtën mënyrë “vazhdon ai dhe qeveria e tij terrorin mbi qytetarët, duke i kërcënuar se çmimi i energjisë do të rritet 4 herë, ndërsa “orkestra” rilindase vazhdon me “këshilla” për t’u larë një herë në javë, etj”.

“Terrorizimi i popullit, i vetmi “sherbim” ndaj shqiptareve i Rames!
Rama eshte i vetmi kryeminister ne Europe, qe u ofron qytetareve terror, ne vend te zgjidhjes se problemeve te tyre!
Ju kujtohet gjate Covid, pikerisht ne datat 20 mars 2020, kur ai mbushi mediat me pamjet e genjeshtra nga Spanja ku gjoja dukej policia e atij vendi duke goditur popullesine me shkopinj.
Ambasada spanjolle menjehere e pergenjeshtroi kete lajm te Rames.
Para pak ditesh, prej tribunes se Kuvendit nje veprim terrorizues i ngjashem.
“Zvicra paskish vendosur tre vite burg per ata qe do te mbanin termostatin e kondicionerit mbi 19 grade”, deklaroi ai.
Genjeshter edhe kjo, qe detyroi ambasaden e Zvicres ta pergenjeshtoje.
Dhe nderkaq vazhdon ai dhe qeveria e tij terrorin mbi qytetaret, duke i kercenuar se cmimi i energjise do te rritet 4 here!
Ndersa “orkestra” rilindase vazhdon me “keshilla” per tu lare nje here ne jave, fikur dritat ne oren 22, ngrohur me… e te tjera absurditete mesjetare te tilla.
Terrorizimi i cdo lloji eshte menyra e vetme, qe njohin autokratet per te qeverisur.
Eshte i vetmi “sherbim”, qe ata i bejne e dine t’i bejne popujve te tyre.
Per aq kohe sa popujt i lejojne te qendrojne ne pushtet e te sundojne.
Per aq kohe sa nuk jane ngritur per t’i permbysur, si e vetmja menyre per te shpetuar nga ata e terrori i tyre.
Per te kthyer demokracine dhe mireqenien ne vend.
PS. Po ju bashkengjis edhe disa sekonda nga fjala ime e dates 15 Shtator ne Kuvend, pikerisht per ate cfare Rama deklaroi ndaj Zvicres, si dhe keq perdorimin prej tij te Spanjes.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×