Golashënues i lindur si suedezi, Milani dhe Juventusi duelojnë në merkato për “Ibrën e ri”

Talenti i Viçenzës, Tomazo Mançini ka fituar vëmendjen e mediave italiane me paraqitjet e tij me skuadrën pavarësisht moshës së re. Klubet e mëdhaja janë vënë në ndjekje të 17-vjeçarit me Milanin dhe Juventusit që janë në krye të radhës për të marrë shërbimet e tij.

646556

Ai konsiderohet si “Ibra i ri” për shkak të shpirtit luftarak që shfaq në zonë si dhe sensit të lindur të shënimit të golave që e karakterizon lojën e tij, gjë që  i siguroi edhe grumbullimin në ekipin e parë të Viçenzës.

Juventusi dhe Milani e kanë shfaqur hapur interesin për të, ku ideja e dy klubeve italiane do të ishte që ta siguronin kartonin e tij dhe më pas ta linin të huazuar te Viçenza ku të formohej ende si lojtar.

Zgjedhja e klubit të radhës do të jetë po në dorën e Mançinit, i cili do të vlerësojë ofertat nga dy gjigantët e Serisë A për të dhënë më pas përgjigjen përfundimtare lidhur me aventurën e tij të radhës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×