
Aksident në rrugën që të çon drejt Voskopojës. Mësohet se dy mjete janë aksidentuar me njëri-tjetrën në afërsi të fshatit Voskop.
Nga vendngjarja bëhet me dije se të plagosura kanë mbetur dy pasagjere, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Korçës.
Mësohet se dy të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe po bën zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
and then