Pezullimi i vendimit nga Apeli, Dhoma e Avokatisë mblidhet sot për bojkotin e seancave në GJKKO

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mbledhja vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila pezulloi vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave gjyqësore.

Këshilli i Përgjithshëm pritet të shqyrtojë situatën e krijuar dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm të avokatëve, nëse do të vijojnë bojkotin apo do t’i rikthehen pjesëmarrjes në proceset gjyqësore në GJKKO.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×