Bayern “flet” shqip, 7 talente shqiptarë formohen te bavarezët

Akademia e Bayern Munich po vazhdon të investojë te talentet e rinj, ndërsa në strukturat e klubit bavarez po zhvillohen edhe shtatë futbollistë me origjinë shqiptare.

Florent Krasniqi, Isuf Hiseni, Afrim Gashi, Erblin Osmani, Lamar Rama, Ylli Gashi dhe Skënder Nuraj janë emrat që po ndjekin rrugëtimin e tyre futbollistik te Bayern.

Talenti dhe puna e tyre në ekipet e moshave po i bëjnë pjesë të një brezi të ri futbollistësh shqiptarë që po formohen në një prej akademive më të njohura të futbollit europian.

Vlen të theksojmë se një prej tyre, Erblin Osmani, zgjodhi të bashkohej me Kosovën. E ardhmja duket e ndritur, me talentet kuqezi që premtojnë shumë te Bayern.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×