Aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë/ Humbi jetën në moshën 41-vjeçare, mbahen sot homazhet për Shefin e Krimeve, Ermal Lulaj

Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në aksin Fier-Vlorë, do të mbahen sot nga ora 11:00 deri në 12:00, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Lulaj, 41 vjeç, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, kur automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte efektivi, në drejtimin Fier-Vlorë, dyshohet se për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit u përplas me një mjet tip skrep, që drejtohej nga 63-vjeçari Thanas Poçaj.

Përplasja rezultoi fatale për 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërsa drejtuesi i skrepit u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes.

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×