Egli Malësija është trajneri i ri i Devollit.
Ish-tekniku i Maliqit ka marrë në drejtim skuadrën e Kategorisë së Dytë, me objektivin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë.
35-vjeçari që ngjiti Maliqi në Kategorinë e Parë përpara dy sezonesh, do të ketë në krahë si zëvendës trajner Rejmond Bedullën.
Gjithashtu klubi ka rinovuar dhe kontratat me gjashtë futbollistë kryesorë të skuadrës. të cilët janë: Pere, Cane, Nallbati, Çuko, Demiri dhe Beqiri.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postim i në rrjetet sociale.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…