Murinjo nuk heq dorë nga Kumbulla, trajneri që i dha famë ndërhyn personalisht për transferimin

Marash Kumbulla është në panët e Zhoze Murinjos. Kështu theksojnë prej ditësh mediat pranë klubit të Romës të cilat kanë zbuluar edhe një takim të mbrojtësit me drejtorin sportiv ku i është komunikuar se nuk është në shitje.

kumbulla murinjo

Një veprim për të qetësuar lojtarin e përfaqësueses shqiptare në një verë ku zërat rreth tij kanë qarkulluar në vazhdimësi. Por pikërisht këto zëra nuk kanë fund, ashtu si interesimi i skuadrave të njohura për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, i cili nuk e ka vendin e titullarit të garantuar te Roma.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri i Torinos, Ivan Juriç, do të ndërhyjë personalisht në bisedime për të siguruar firmën e lojtarit të cilin ai e njeh shumë mirë. Ishte pikërisht Juriç ai i cili mori Kumbullën dhe e ktheu nga një lojtar të akademisë së Veronës, në një titullar në Serinë A, duke i dhënë famë dhe duke i siguruar transferimin te Roma.

Palët pritet të zhvillojnë bisedime në ditët në vijim, me faktin e aktivizimit të rregullt që do të përdoret si karta fituese për të bindur mbrojtësin që të pranojë transferimin në Torino.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Murinjo nuk heq dorë nga Kumbulla, trajneri që i dha famë ndërhyn personalisht për transferimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook