“Të përmirësohemi, meritonim rezultat pozitiv”, Maran: Disa vendime të arbitrit të pashpjegueshme, por mbetemi pretendent

Trajneri i kombëtares, Maran doli në konferencë pas humbjes 2-1 me Finlandën.

“Patjetër që meritonim rezultat pozitiv. E meritonim edhe fitoren, pavarësisht se ishim edhe me 10 lojtarë. Skuadra ka luftuar për të bërë aksione dhe për të bërë diçka. Jemi penalizuar.

Sigurisht që duhet të përmirësohemi dhe ta rinisim nga fillimi. Na kanë penalizuar disa vendime arbitrare, janë të pashpjegueshme. Falëndërojë tifozët që na kanë mbështetur edhe këtu në Finlandë.

Kemi bërë ndeshje shumë të mire. Për zëvendësimin e Hoxhës, ka të bëjë se Manaj na duhej, mund të shfrytëzonim edhe hapësirat e Muçit. Ishim të penalizuar për të bërë ndërrime të tilla, pra zvëndësimi i Hoxhës, pas kartonit të kuq”. 

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×