“Asnjë informacion s’shkon më te SHISH, por te grupet kriminale”, Prençi: Përgjimet me urdhër të Hysenit! Qasja e Gysit dhe Vlorës, strategjike!

Një deklaratë e fortë për mënyrën se si ka funksionuar Shërbimi Informativ i Shtetit pas zhvillimeve të fundit që kanë vënë në qendër të vëmendjes ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni vjen nga Shemsi Prençi. Ish-drejtuesi i policisë, duke folur në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka ngritur akuza të rënda për rrjedhje të informacionit sensitiv dhe për përdorimin e tij në funksion të interesave të personave të lidhur me botën e biznesit dhe krimit.

Prençi i referohet veçanërisht raportimeve dhe akuzave që kanë dalë në lidhje me marrëdhëniet e ish-kreut të SHISH me biznesmenin në arrati Ergys Agasi, duke pretenduar se qasja ndaj strukturave të shërbimit sekret ka shërbyer për marrjen e informacionit mbi veprimtarinë e shtetit dhe hetimet ndaj grupeve të caktuara.

Sipas Prençit, situata ka cenuar rëndë funksionimin e shërbimit dhe besueshmërinë e tij, ndërsa ai ngre pretendime edhe për mënyrën se si është administruar dhe përcjellë informacioni sekret.
“E kisha si informacion se koka e Shërbimit Informativ të Shtetit ishte marrë peng nga krimi i organizuar. Vendosja në krye të Portit të Durrësit, me një person na Kosova, ishte që qeveria ta përdorte si të donte. Nuk dua të aludoj se për sa dëm i është bërë SHISH, pasi atë analizë do jetë e vështirë ta bëjë dhe një komision parlamentar. Nga kontaktet që kam pasur dhe me oficerë të SHISH-it, më kanë thënë që tashmë në SHISH nuk mund të dërgosh informacion, pasi rrjedhin dhe shkojnë në adresë të krimit. Për çudi, njerëzit rëndom, që thonë se nuk kemi shërbim, këtë e tha dhe kryeministri, e ka dakordësuar, por në formë elokuente. Ai tha se s’ka pasur informacione, se ia ka deleguar drejtores së Kabinetit. Kryeministri i delegon informacionet sekrete të SHISH te drejtori i Kabinetit, i cili në ligj thotë; kreu i SHISH raporton te kryeministri apo presidenti. Kush është kryeministri që delegon informacionet sekrete të SHISH te roja i derës? Ai do që të largojë përgjegjësinë. Me dakordësinë e tij SHISH nuk ka zëvendës, që urdhrat të jepen në një qark të shkurtër. Vlora Hyseni solli degradimin e SHISH. Në momentin kur informacioni ikën nga Nisida dhe vjen te Shemsiu, pushtetin s’e ke më ti, por te grupi i strukturuar kriminal. Kalimi, qasja e Gys Agasit te Vlora Hyseni, nuk është e paqëllimtë. Ishte qasje strategjike. Për të kuptuar se merr informacione se sa di shteti për bëmat e mia dhe grupit tim. Qasja ishte strategjike përmes fuqisë që i ka dhënë kryeministri. Ai nuk ka abuzuar, ia kanë dhënë këtë fuqi. Marrja e informacioneve nga Agasi dhe të tjerët, përdorimi i tyre, dhe për t’u mbrojtur është pushtet. Tani nuk punohet më për Shërbim, pasi është në interes të grupeve kriminale, s’kam më shërbim!”, tha ai.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×