
Rey Manaj foli pas humbjes 2-1 të Shqipërisë ndaj Finlandës në Helsinki. Sipas tij, ekipi ka sërish shanse të mira për vendin e parë.
“Nëse luajmë kështu kemi shumë shanse për të mbajtur vendin e parë në grup. Besoj se i gjithë ekipi bëri mirë. Ishim me 10 lojtarë. Me Finlandën e kemi në Tiranë dhe besoj se në fund do të dalim në vendin e parë”, deklaroi Manaj.
Kujtojmë se sulmuesi kuqezi ishte protagonist, duke realizuar golin e vetëm të Shqipërisë.
and then