“Kopshti ‘Turgut Ozal’ s’ka asgjë antiligjore’, ish-ministri i Arsimit: Rama synon të adoptojë modelin Erdogan! (Komenti për amnistinë fiskale)

Genc Pollo434

Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo, në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 foli për mbylljen e kopshtit ‘Turgut Oazal’.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se vendimi i qeverisë ka traumatizuar prindërit , duke shtuar se kopshti i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se u mor një vendim i padrejtë.

“Kushtet e higjienës sanitare të kopshtit dhe shkollave të fondacionit Turgut Ozal kanë qenë mbi nivelin mesatar. Unë i besoj avokatit holandez që janë mbi mesataren e BE. Do të ishte më e drejtë të thoshte që për arsye diplomatike mbyllet kjo shkollë. Janë afër 250 fëmijë të prekur. S’ka rrugë tjetër përveç kundërshtimit me protesta, apo edhe rrugë gjyqësore”, tha ai.

Më tej ai theksoi kur një shkollë apo kopsht nuk ka kushtet higjieno sanitare jepet gjithmonë një paralajmërim.

“Nxënësit janë kapur në mes të mësimit, nuk ka pasur paralajmërim, por thjesht është dorëzuar urdhri i mbylljes”, u shpreh ndër të tjera Genc Pollo.

“Qeveria e zotit Erdogan është në konflikt, ai është një problem i brendshëm turk. Ka figura publike që dënohen pa prova, pra ka një zhvillim negative. Këtë model Rama po përpiqet ta adaptojë edhe këtu. Fondacioni është I regjistruar në Holandë, thjesht kanë gjetur një kategori inspektorësh të thyeshëm dhe kanë shkuar e kanë mbyllur”, tha ai.

I ndalur tek amnistia fiskale, Pollo falënderoi ndërkombëtarët për kundërshtimin e këtij ligji, duke theksuar se është një promovim i së keqes.

“Ligji i thotë një çuni në Londër që në mënyrë informale ka vënë mënjane para. Më këtë jep mesazhin e promovimit të së keqes. Ai është treguar korrekt me shtetin ndihet i pambështetur. Ndërsa ai që ka shkelur ligjet është më i favorizuar. Jo vetëm opozita por e gjithë shoqëria duhet të ngrihej në këmbë për të protestuar”, tha ai, duke shtuar se Rama me këtë ligj synon të bëjë para sepse po afrohen zgjedhjet.

Arena e Lajmit

“Kopshti ‘Turgut Ozal’ s’ka asgjë antiligjore’, ish-ministri i Arsimit: Rama synon të adoptojë modelin Erdogan! (Komenti për amnistinë fiskale)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook