Brahim Diaz ishte një nga afrimet më të bujshme të Milanit sezonin e kaluar, pas performacave që dha si i huazuar vitin paraardhës. Gjithsesi ai nuk shkëlqeu këtë sezon, ashtu siç bëri në sezonin 2020-21.
Për këtë, legjenda e kuqezinjve, Dejan Saviçeviç, ka zgjedhur ta shpërfillë spanjollin, duke e lënë të kuptuar që numri 10 është shumë i rëndë që ai ta mbajë në supe.
“Numri 10? Diaz e ka veshur atë, por më mirë le ta harrojmë… Thjesht po them se Pioli e ka menaxhuar dhe e ka drejtuar skuadrën me shumë aftësi dhe humanizëm”, ishin fjalët e Saviçeviç në një intervistë për “SportWeek”.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…