Fenomeni Asllani, “La Gazzetta Dello Sport” tregon si bëri për vete Interin: Thërret ‘baba’ Lukakun, Inzagi që në stërvitjen e parë tha…

Të gjithë prisnin Romelu Lukakun por personazhi i ditëve të para të stërvitjeve të Interit për sezonin e ri është vetëm Kristjan Asllani. Mesfushori 20-vjeçar shqiptar i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen në fushë, por edhe me mënyrën se si sillet jashtë saj. Kjo e ka kthyer shpejt mesfushorin në një nga emrat më të përmendur në mediat italiane dhe “La Gazzetta Dello Sport” ka botuar një artikull ku tregon se pse djaloshi u bë një emër kaq i dashur edhe për vetë pjesëtarët e skuadër zikaltër.

asllani

“Duhej të ishte një zëvendës-Brozoviç duke rrezikuar që të mbetej në dollap meqë Epik nuk ndalet kurrë. Por përkundrazi po tregon shumë, shumë më tepër.

Prezantimin e tij e bëri pikërisht Simone Inzagi, i cili që në stërvitjen e parë në Apiano u kishte thënë ndihmësve të tij: “Po ky nuk mund të ketë 20 vite…”.

Big Rom e cilëson si një djalë dhe me shaka e bën që ta quajë baba. Brozo dhe Barela, të cilët duhet të nisin të frikësohen për vendin e tyre, qeshin me të vazhdimisht dhe nuk është për t’u hedhur poshtë mundësia që kroati ta përfshijë në rrengun e tij në rrjetet sociale “Ku je Bare?”.

asllani lukaku

Në Apianio të gjithë e duan edhe për përkushtimin dhe dashurinë e tifozit të vërtetuar. Përkundër shumë kolegëve që tregojnë se janë tifozë me skuadrën për të cilën sapo kanë firmosur, Asllani në të vërtetë ka parë gjithmonë vetëm zikaltrit. Blerja klasike që bën pak zhurmë, por pastaj bën diferencën”, shpjegon e përditshmja italiane.

Arena e Lajmit


Loading…

Fenomeni Asllani, “La Gazzetta Dello Sport” tregon si bëri për vete Interin: Thërret ‘baba’ Lukakun, Inzagi që në stërvitjen e parë tha…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook