Kavani pranë transferimit në La Liga, sulmuesi uruguajan arrin marrëveshjen me skuadrën e…

Edinson Kavani është shumë pranë transferimit në La Liga.

Kavani

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me ekipin e Vijarealit.

35-vjeçari ndodhet aktualisht pa skuadër pas ndërprerjes në mënyrë konsensuale të kontratës së tij me Mançester Junajtid.

Në Spanjë bëjnë të ditur se uruguajani është duke kërkuar shtëpi në Vijareal për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Më parë, 35-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Danubio, Palermo, Napoli dhe PSG.

Në sezonin e fundit me fanellën e Mançester Junajtid në Premier Ligë, Edinson Kavani u aktivizua gjithsej në 15 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Kavani pranë transferimit në La Liga, sulmuesi uruguajan arrin marrëveshjen me skuadrën e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook