Interi është duke lëvizur në merkato edhe pse e sheh veten të humbasë dy objektivat e mëdhenj si Paulo Dibala dhe Gleison Bremer.
Së fundmi ultrasit zikaltër ndjejnë frikën e një shitje të mundshme të Milan Skriniar dhe poshtë zyrave të klubit kanë bërë një banderolë të madhe me një mesazh të qartë për presidentin Stiven Zhang duke i thënë se mbrojtësi sllovak është i paprekshëm:
“Pakte të qarta, miqësi të gjata, Skriniar nuk preket!”, ishte kontestimi i tifozëve të Interit.
Prej kohësh emri i 27-vjeçarit lidhet për një largim të mundshëm drejt Francës me destinacion PSG-në, por ajo që frenoi tratativën ishte kërkesë-oferta e dy klubeve.
Në sezonin e fundit me Interin në Serinë A, Milan Skriniar është aktivizuar gjithsej në 35 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke mos dhuruar asnjë asist.
✍️ “Patti chiari amicizia lunga, #Skriniar non si tocca”: contestazione della Curva sotto sede #Inter
✍️ @Losapiotmw pic.twitter.com/KEriEdQld4— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) July 20, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…