
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën industriale të qytetit të Pogradecit.
Mësohet se një makinë e drejtuar nga Andon Vangjeli, ka përplasur 30-vjeçarin Altin Kuqo dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
30-vjecari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt spitalit rajonal për mjekim.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
and then