Vendimi për të bashkëpandehurit e dosjes Veliaj, zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët po gjykohen veçmas në një proces me gjykim të shkurtuar.

Mes tyre është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.

Sipas njoftimit, vendimi për çështjen do të shpallet më 25 nëntor, në orën 15:30.

Çështja ndaj Bushkës dhe të bashkëpandehurve të tjerë po shqyrtohet në një proces të veçuar nga ai ndaj Erion Veliajt.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×