Policia ka reaguar për dhunën e ushtruar nga tifozët boshnjakë pas ndeshjes mes skuadrës së Tiranës dhe HSK Zrinjski.

Sipas policisë, është plagosur një punonjës policie dhe një tifoz, të cilët kanë përfunduar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa efektivët kanë shoqëruar në komisariat 25 tifozë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.
Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.
Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit
Loading…
and then