KUPAT E EUROPËS/ Ja axhenda e klubeve shqiptare për ndeshjet e kthimit në turin e dytë

Klubet shqiptare kanë nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjet e dyta në Kupat e Europës në kompeticionet ku marrin pjesë, teksa UEFA ka konfirmuar edhe axhendën e tyre për duelin e kthimit që luhen në javën e ardhshme

conference champions

Të gjitha skuadrat e Superiores këtë javë luajnë ditën e enjte në Ligën e Konferencës, me Vllazninë e cila luan e para në orën 19:30 në transfertë ndaj Universitatea Kraiovës. Ndërkohë, në orën 20:00 e ka radhën Laçi me ndeshjen ndaj Petrokub dhe në orën 21:00, do të jetë Tirana që luan Mostar përballë Zrinjskit.

Ballkani i Ilir Dajës do të luajë të martën ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës ndaj La Fiorita, një orë para sfidës që Shkupi luan në Ligën e Kampioneve ndaj Dinamo Zagreb. Kurse Drita dhe Shkëndija zbresin në fushë të enjten, të dyja në orën 20:00 përkatësisht përballë Antverp dhe Valmiera.

LIGA E KAMPIONEVE
26.07
Shkupi-Dinamo Zagreb 21:00

LIGA E KONFERENCËS
26.07
Ballkani-La Fiorita 20:00
28.07
Universitatea Kraiova-Vllaznia 19:30
Drita-Antverp 20:00
Laçi-Petrokub 20:00
Shkëndija-Valmiera 20:00
Zrinjski-Tirana 21:00

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×