“Kush ka guxim të shpërthejë bombat?!”/ Thirrje ekstremiste kundër krerëve të shtetit në FB, Spanja refuzon kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Kreshnik Haxhiajt

Policia Spanjolle

Prokuroria spanjolle do të kundërshtojë të mërkurën ekstradimin e një shqiptari të kërkuar në vendin tonë për thirrje ekstremiste përmes postimeve në Facebook. Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Kreshnik Haxhiaj, i cili rezulton me precedentë penale për vrasje. Por autoritetet shqiptare i kanë bërë kërkesë Spanjës për të ekstraduar Haxhiajn, pas mesazheve që ky i fundit bënte në FB drejtuar autoriteteve të ndryshme, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, ku thoshte: “Kush mendoni se ka guxim të shpërthejë bombat?!”.

Kërkesa për ekstradim është për veprën penale të nxitjes, apelit publik dhe propagandës për kryerjen e veprave për qëllime terroriste që përcaktohet në kodin penal shqiptar. Megjithatë, sipas kallëzimit të prokurorit të Gjykatës Kombëtare spanjolle, këto thirrje nuk cilësohen si krime për glorifikimin e terrorizmit apo nxitjes së aktev terroriste, ndaj edhe nuk ka pranuar ekstradimin e shqiptarit. Ndaj i takon Seksionit të Dytë Penal të Gjykatës Kombëtare spanjolle që të vendosë nëse do të pranojë dorëzimin e Kreshnik Haxhiajt, drejt autoriteteve shqiptare.

Faktet datojnë nga marsi i vitit 2021 kur i pandehuri postoi në profilin e tij në Facebook: “Selam aleykum kush mendoni se ka guxim të ndezë bombat!? Për të filluar një nga një. Nga Qendra e Paraburgimit 313, Jordan Misja, drejtori, shefi i policisë, avokati, edukatorja, punonjësja sociale, Avokati i Popullit, Ministri i Drejtësisë, agjentët e policisë gjyqësore, prokuroria, gjykatat, kryeministri, presidenti”.

“Secili prej këtyre,” vazhdoi ai, “i ndihmuar nga SHKB Elhamdulilah, unë jam mysliman dhe e njoh Allahun dhe i frikësohem vetëm atij. Ndërsa krijesat e tij nuk mund të më prekin as një fije floku, sepse më mjafton vetëm Allahu. Dhe sa mbrojtës i mirë është Allahu, me emrin e tij nuk ka njeri që mund të të lëndojë, sepse unë besoj në të.”, ka vijuar statusi.

I pandehuri banonte në qytetin e Tropojës dhe në maj të vitit 2021 është larguar nga territori shqiptar, sipas dokumentacionit të ekstradimit. Prokuroria e Gjykatës Kombëtare argumenton se në këtë rast nuk plotësohet kërkesa e kriminalitetit të dyfishtë dhe dënimit minimal, duke qenë se faktet e referuara në kërkesën për ekstradim nuk dënohen në Spanjë.

Arena e Lajmit

“Kush ka guxim të shpërthejë bombat?!”/ Thirrje ekstremiste kundër krerëve të shtetit në FB, Spanja refuzon kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Kreshnik Haxhiajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook