E rëndë në Kamëz / Preku telat e tensionit të lartë teksa rregullonte depozitën e ujit, ndërron jetë në spital 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, rreth orës 20:00 është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi me iniciale R. T., rreth 27 vjeç.

I riu ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik” në lagjen nr. 5 në Kamëz, ku po rregullonte depozitën e ujit mbi çatitë e ndërtesës. Gjatë punës, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë që ndodheshin mbi banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra nga goditja elektrike, 27-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak kohë pas mbërritjes në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×