Shembet ballkoni i banesës, bie nga kati i tretë i pallatit dhe plagoset rëndë 32-vjeçari

Kavaje

KAVAJË

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

Sipas burimeve nga policia, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.

Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×