Në pritje të shpërthimit, dy klube të Serisë B interesohen për sulmuesin shqiptar

“Sirena” nga Seria B për sulmuesin shqiptar Aristidi Kolaj. Sipas medias italiane “Tuttomercatoweb”, 23-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren Shpresa, ka përfunduar në “radarët” e Frosinones dhe Modenës.

bac9b30057d0f4e8117a917eefdf8543-90896-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Kolaj aktualisht është pjesë e Alesandrias, që sezonin e shkuar nuk mundi të siguronte mbijetesën në Serinë B. Shqiptari kërkon një tjetër aventurë në Serinë B, teksa transferimi te Frosinone apo Modenona, do të ishte një hap përpara në karrierën e tij.

Kolaj

Në Serinë B, Kolaj është aktivizuar 20 ndeshje në total, ku ka shënuar 1 gol në 750 minuta të aktivizuara. Ai është një produkt i akademisë së Komos, ndërkohë që është rritur si futbollist tek akademia e Sasuolos, teksa më pas u transferua te Pro Partia dhe Alesandria.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×