“Po nuk u mbajt përgjegjësi, rastet përsëriten”, Balliu në protestën për Lear Kurtin: Inkriminimi i policisë, mision i Ramës! Njerëz të droguar të lidhur me bandat…

Capture

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestën e mbajtur për Lear Kurtin, të riun që humbi jetën dy ditë më parë ndërsa ishte nën kujdesin e policisë i shoqëruar në komisariat, u shpreh se situata në të cilën ndodhet tashëm policia në vend është produkt i politikave të kryeministrit, të cilin e quajti edhe misin i Edi Ramës.

Balliu u shpreh se nëse personat përgjegjës nuk mbajnë përgjegjësi, rastet janë të destinuara të përsëriten, ndërsa tha se në një shtet normal tashëm kryeministri e ministri i brendshëm duhet të kishin dhënë dorëheqjen.

“Njerëz të droguar të lidhur ngushtë me bandat prodhon një polici që vret qytetarët në vend ti mbrojnë. Policia shihet si segment kërcënues. Nuk mund të lejohet që një bandë të vrasë e dhunojë qytetarët. Të bëjmë çdo gjë ti largojmë një orë e më parë e mbajtje përgjegjësie.

Skizofren kriminal. Inkriminimi i policisë ka sjellë këto vrasje. Inkriminimi i policisë mision arkitekti i të cilit është Rama. Në çdo shtet normal sot kryeministri e ministri jepte dorëheqjes ndërsa këto tentuan të vënë fajin viktimës. A ishte Rama ai që tentoi t’ja hidhte fajin Rashës?

Mbërriti në spital i vdekur e të mundohesh të vrasësh për së dyti është kriminale.

Çfarë transparence e përgjegjësie është mbajtur në rastet e tjera? Po nuk u mbajt përgjegjësi rastet përsëriten”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Po nuk u mbajt përgjegjësi, rastet përsëriten”, Balliu në protestën për Lear Kurtin: Inkriminimi i policisë, mision i Ramës! Njerëz të droguar të lidhur me bandat…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook