
Qytetarët janë bërë bashkë këtë mbrëmje duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në komisariatin nr.3 në Tiranë.
“Jetën na e ka dhënë Zoti, kjo polici e shteti po na e merr çdo ditë,. Kur na vret policia kë duhet të thërrasim. Na jep dot kush këtë përgjigje. Ne duhet të thërrasim popullin. T’i dalim përballë, atij”, është shprehur një qytetar
Gjithashtu qytetarët në thirrjet “Polici e krimit”, kanë bërë thirrje për bashkim të qytetarëve, dhe të kundërshtojnë dhunën policore.
“Janë politikat e shtetit shqiptar që po vrasin të rinjtë tanë,. Jemi këtu të kërkojmë llogari, vëllai i dikujt u vra padrejtësisht. Policisë i ngelen djemtë e Shqipërisë në dorë. I ngelën djemtë e një nënë në dore. Vranë Ardit Gjoklen, u vra i riu në Kavajë. Vranë Jonadën me një skaf që i kalonte 50 mijë euro” tha një tjetër qytetar, duke shtuar: “Përbaltën viktimën. Pyetje për Çuçin e policët? Më tregoni Kodin e Transparencës që zbardhet çështje e Leartit. E keni detyrim,. Autopsia është dhënë 2 orë pas vdekje. me rregull duhet 12 orë. jepni dorëheqjen. po shkelin çdo ligj, po mbrojnë uniformat e përbaltura me gjakun e të rinjve shqiptarë. Nuk do të dorëzohemi. Ju jeni vrasës!”
Arena e Lajmit
and then