
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish në “Facebook” për protestën e pedagogëve. Meta ka shpërndarë një video nga konferenca e tij e zhvilluar më herët, ku edhe shprehet se Partia e Lirisë është e vendosur të mbështesë pedagogët dhe stafin akademik të universiteteve.
Statusi:
Partia e Lirisë shpreh solidaritet të plotë dhe të vendosur me të gjithë pedagogët dhe stafin akademik të universiteteve dhe njëkohësisht me të gjithë studentët.
I siguroj të gjithë se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë arsimi.
Nuk ka investim më strategjik për një vend dhe për një komb se sa arsimi.
and then