“Sot synojmë 500 mln euro eksporte”, Rama hedh poshtë akuzat: Tregojnë mollë e qepë të hedhura rrugëve, por braktisja nuk ekziston. Fshati shqiptar ka të ardhme!

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me fermerë në Fier.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se e vërteta e fshatit është e kundërta e asaj që prezantohet, pasi sipas tij ka pasur mbështetje nga qeveria, duke shtuat se skenat e hedhjes së mollëve rrugëve janë shfaqe e një dëshpërimi që duan ta trajtojnë si braktisje nga qeveria.

“Sot është kulmi i kontrastit me fshatin që del në tv, me skenat e hedhjes së mollëve apo të qepëve në rrugë për të bërë shfaqjen e një dëshpërimi në emër të një braktisjeje ë qeverisë që nuk ekziston. Ka një të vërtetë tjetër, që ato produkte që dalin në tv duke u hedhur dhe nuk dalin ato tjerat që eksportohen janë shëmbëlltyrë e të ndenjurit pas. Të gjithë fermerët e kanë kuptuar dhe sot synojmë 500 mln euro eksporte. Pra po synojmë të arrijmë këtë gjysmë mld eksporte frutash, perimesh. Eksporte të një Shqipërie ndryshe nga çfarë tregojnë pasqyrat e deformuara të tv që fshihen pronarë që shantazhojnë. Kemi një Shqipëri që punon dyfishin e tokës sepse ne i vendosim në dispozicion ujin”, tha Rama.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×