Tomori bëhet i frikshëm/ Kolumbiani kalon “klasën”, gati kontrata për Everiton

Plot 10 të huaj kanë ardhur në Berat gjatë këtyre tri javëve, e megjithatë vetëm një e ka kaluar “klasën” deri më tani. Jemi duke folur për Everito Gonzales, që ka fituar tashmë të drejtën të jetë pjesë e Tomorit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i ardhur nga Kolumbia, pritet që të nënshkruajë kontratë me klubin.

tomorri-court-770x470

Prej më shumë se dhjetë ditësh është bërë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Klodian Arbëri. Ky i fundit i ka dhënë notën kaluese lojtarit, i cili posedon teknikë të lartë dhe shpejtësi. Në miqësoren ndaj Orikut, ishte ai që shënoi golin e vetëm. Trajneri evidenton për “Panorama Sport” se lotari është adaptuar dhe gjuha nuk është bërë aspak pengesë, ndonëse nuk e di shqipen. “Sulmuesi kolumbian ka treguar deri tani se ka ditur të bëjë diferencën në fushën e lojës, në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore, gjithnjë duke e krahasuar në raport me futbollistët e tjerë të huaj, të cilët iu nënshtruan testit gjatë këtyre tri javëve të fazës përgatitore.

Pas vëzhgimit që i kemi bërë kualitetit të tij, kemi vendosur që Everito të jetë pjesë e Tomorit në kampionatin e ri dhe personalisht kam shumë besim dhe shpresoj që ai jo vetëm të rritet akoma më shumë profesionalisht, të përshtatet me lojën e skuadrës, por mbi të gjitha të ambientohet sa më shpejt me gjithçka që e rrethon si brenda fushe dhe jashtë saj”, tha tekniku i beratasve.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×