Trajneri i parë/ Filipi zbulon Kristjan Asllanin: Në lokal dribloi me… tabaka në dorë

Kristjan Asllani ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe për këtë nuk mund të mos fliste edhe trajneri i parë i tij, Kristiano Filipi.

KRISTJAN ASLLANI

Ai nuk i kursen vlerësimet për 20-vjeçarin, teksa shprehet se në mesfushë ai mund të luajë bashkë me Brozoviçin.

“Ishte vetëm pesë vjeç, por që atëherë dallohej se kishte cilësi të veçanta për futboll. Ju kujtohet goli i tij i parë në Serinë A ndaj Interit? Me ne ishte i vogël kur dribloi 3-4 kundërshtarë dhe tundi rrjetën me një goditje të menjëhershme.

Nuk ishte aspak e lehtë të shënonte një gol të tillë në moshë aq të re. Pas një sërë fitoresh, kundërshtarët filluan të fokusoheshin tek Asllani.

Ata përpiqeshin ta bllokonin duke thirrur fëmijë të vitit 2001, e ndoshta edhe të vitit 2000. Por ai nuk e kishte problem një gjë të tillë, nuk i interesonte fare.

Teknika e tij ishte gjithmonë vendimtare, aq sa Kristjani shënonte çdo të diel”, shprehet fillimisht trajneri i cili vazhdon të tregojë histori nga vegjëlia e shqiptarit.

“Unë kisha një biznes timin, një lokal. Kristjani luante që i vogël aty pranë me fëmijët e tjerë. Gjithmonë e ndiqja me kujdes. E shihje gjithë ditën me top duke xhongluar e dribluar djemtë e tjerë.

Në një rast arriti të driblonte me një tabaka mbi duar brenda lokalit… Dua të theksoj gjithashtu se ai u rrit në një familje serioze.

Shokët e tij uleshin të flinin më vonë se ai, ndoshta edhe pas mesnate. Ai nuk e bënte kurrë, ai flinte herët për t’u përgatitur sa më mirë. Ishte gjithmonë me këmbë në tokë.

Edhe tani, po të flasësh me të, do të keni përballë një djalë normal në të 20-at, por që mendon sikur të jetë 30 vjeç.

Asllani është fenomen, ju nuk ia keni idenë se çfarë vizioni dhe inteligjence taktike ka ai. Do të mësojë shumë nga Brozoviçi. Unë mendoj se mund të luajnë të dy së bashku, do të ketë ndeshje kur do t’i shohim krah njëri-tjetrit”, u shpreh Filipi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×