VIDEO/ Surprizë për Kielinin, Juventusi zbarkon te stadiumi i Los Anxheles FC dhe…

Xhorxho Kielini la pas 16 vitesh Juventusin për t’u transferuar përtej oqeanit me fanellën e Los Anxheles FC.

JU

Bardhezinjtë kanë përfituar nga faza përgatitore që janë duke zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri për të shkuar në stadiumin e Los Anxheles FC për të parë ekipin e ri të ish-kapitenit, Kielini.

Në ndeshjen ku Los Anxheles FC fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Siatëll Saundërs, lojtarët e Juventusit ishin në tribunën VIP që ndodhet në afërsi të fushës së blertë, të cilët ishin duke festuar pas një goli të skuadrës së re të Kielinit.

Gjithashtu më pas mbrojtësi italian ka pozuar me ish-shokët e tij të skuadrës përpara tifozëve amerikanë.

Këto video janë postuar vetë nga “Zonja e Vjetër” në rrjetet sociale teksa u bë menjëherë virale.

– Arena e Lajmit


VIDEO/ Surprizë për Kielinin, Juventusi zbarkon te stadiumi i Los Anxheles FC dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook