Dështimi në Europë / Katër ekipe për një kualifikim, nuk fituam dot as në shtëpi

Katër skuadra për të marrë vetëm një kualifikim dhe mbi të gjitha në gjashtë ndeshje në total të luajtura në fushën e tyre, nuk arrijnë dot të fitojnë të paktën një herë. Ky është realiteti i klubeve shqiptare në Kupat e Europës gjatë edicionit aktual 2022-2023.

tirana-laci-vllaznia-partizani

Muaji korrik e ktheu futbollin shqiptar në ditët më të errëta për rezultatet në kompeticionet e UEFA-s. E enjtja e 28 korrikut vulosi eliminimin e të gjitha skuadrave që morën pjesë në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Konferencës këtë sezon.

Duke filluar nga kampionia në fuqi, Tirana, që pasi humbi të dyja ndeshjet në turin e parë në Champions kundër luksemburgasve të Dudelanzhit, dogji sërish mundësinë në dy takimet e tjera në Ligën e Konferencës ndaj boshnjakëve të Zrinjski Mostar.

Por, ajo që rëndon edhe më shumë këtë situatë përtej eliminimit, është se bardheblutë në katër ndeshje europiane këtë verë, nuk morën asnjë rezultat pozitiv, duke koleksionuar plot katër humbje radhazi.

Nga katër klube, vetëm Laçi arriti të vetmin kualifikim në Ligën e Konferencës, duke kaluar nga turi i parë në të dytin pasi mposhti Iskrën 0- 1 në transfertë, në një kohë që ndeshja e parë në Elbasan kishte përfunduar 0-0.

I çuditshëm është fakti se as Laçi që kaloi një tur nuk fitoi dot një ndeshje në shtëpi, por e njëjta gjë ndodhi edhe me Vllazninë e Partizanin.

Zhgënjim total edhe për “demat”, për të cilët pati pritshmëri të mëdha pas asaj fitoreje në Gjeorgji, por në “Air Albania” u mundën po 0-1 nga Saburtalo, e më pas u eliminuan nga penalltitë.

Ndërsa shkodranët, pas atij barazimi në ndeshjen e parë, treguan limite në Rumani. Edhe golashënuesit më të mirë të kampionatit të fundit, Saliu Guindo dhe Taulant Seferi, paçka se ishin në fushë nga 4 ndeshje secili, nuk shënuan asnjë gol.

Arena e Lajmit


Dështimi në Europë / Katër ekipe për një kualifikim, nuk fituam dot as në shtëpi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook